Çaste poetike me poetin: Tyran Prizreni SPAHIU
Faleminderit shumë!
————————————
Punë, pagjumësi e përkushtim
plaku Islam me sakrificë jetësore në qytet
arriti të ndërton autoritetin suprem
në bërthamën, Shatërvanin e Prizrenit.
*
Lokal i vogël detyrë me nder
ende pa gdhirë drita punë paralajmëron
buzëqeshur mirëpret mysafirët e parë
nderim e respekt ofron.
*
Vazhduan rrugës së burimit
pasardhësit që afarizmin shtrinë dhe më gjerë
Besimi e Mërgimi pinjollët e fisit
trashëguesit e denjë të afarizmit të vyer.
*
Punëtorët betohen
familjarët e tyre dëshmojnë bujarinë e vëllezërve
Beska askënd nuk ka kthyer pa shpërblim
qoftë sporti, mirësia çdo herë dorën e ndihmesës ka ofruar.
*
Gdhendën në shkëmb misionin e babait
përkryen edhe më tej aftësinë e mbarësinë
gjurmët dëshmojnë punën e familjes fisnike
mbishkrimi më se tërheqës “Restaurant Familjar”.
*
Heu burrë i dheut Islam Shkreli biri i Murtezanit
mburren pasardhësit Islami e Gentijani
shikojnë foton tënd Roni, Alpi e Nori
thonë gjyshi ynë u prehtë në qetësinë e merituar.