Çaste poetike me poetin : Xhemajli SHALA
Malli për Atdheun
———————————–
Edhe kur jam në largësi
Edhe kur jam me neuroza
Edhe kur jam i mallëngjyer
Malli për ty Mëmëdhe rritet
Kudo që jam në botë
Në çdo kohë jeton me mua
Ky mall nuk shuhet kurrë
Vetëm rritet çdo herë
Mall kam përgjthçka atje
Kam mall për vendin tim
Atje ku u rrita atje mendja më ikën
Për kujtimet më të mira rinore
Atje kam mëmë e Atë
Atje kam familjen e farefisin
Atje kam kujtimin e dashurisë së parë
E ruaj fotografinë e nostalgjisë
Një ditë me dashje e dëshirë
Do bëjë gati valixhen
Aty me nxitim si era do jem
Do përqafoj nënëloken
Malli për atë shumë më merr
Do çmallem për disa ditë
Fatkeqësisht duhet të kthehem në mërgim
Realitet që fletë për dhembje
Mërgimi plagë e pashërueshme
Athua do ndaloj kjo trend je
/www.QendraPress.com/