Çaste poetike me poetin;-Ymret RESHITI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/11/ymret-reshiti.jpg)
NËSE…
————————-
Nëse nuk vjen sot
nuk e di nëse mundem të pres deri nesër
Jemi njerëz që jetojmë nga fryma
e dashur
E nesërmja është shumë larg që ta presim ne sigurt
Ti edhe mund të vish nesër
por unë nesër ndoshta mund të mos jem
E si mundemi pastaj ta lëmë edhe një ditë
të zbrazur pa ne
edhe një plagë të re në shpirt ta gdhendim
Bëjë ç`të mundesh të lutem
eja sot
Kush e di
nesër mund të vish në varrimin tim
por jo në takimin tonë
se të vdekurit me të gjallët nuk mund të takohen.
/www.QendraPress.com/