Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

MOS MË THUAJ

(Kushtuar mësimdhënësve të viteve 92/99)

———————————————

Mos më thuaj asgjë

për ato ditë të vështira

sepse sot s’kam zë…

kam ikur nga errësira.

Mos më thuaj të kujtoj

atë copëz jete nën akull

e kam vështirë ta harroj

shumë halle kam pasur.

Mos më thuaj sot hesht !

për sfidat që unë kalova

kur diellin e zinin retë…

por unë eca,nuk ndalova.

Ëndërronim kohën e mirë

që frytet e lirisë t’i gëzojmë

dhe të gjithë bashkë,të lirë

drejt së ardhmes të hapërojmë.

Po sot çka po përjetojmë

këto të drejta si shoh dot

këtë pension që gëzojmë

është një ndihmë me lot…!

/www.QendraPress.com/