Çaste poetike me poetin;Arben ALLIU
Në kraharorin tënd.
—————————
Kraharori jot
Aromë e dashuri,
kokën e vendosja
Kur isha fëmijë.
Duart e tua te shtrira
Shtrat ishin për mua,
Aty me zinte gjumi
Duke me ledhatuar.
Zëri jot i ëmbël
E nana ninat e tua,
Jetojnë në zëmrën time
Kurrë s’kanë për tu harruar.
Ndonëse vitet kalojnë
Ku zemra jote ndaloi,
Ofshatina për ty
Me rrinë prap në gojë
Përmbi varrin tënd
Lulet kam vendosur,
Dashuria jote
Kurrë s’ka të sosur.
Për ty nëna ime
Vargjet s’kanë t’sosur,
Me rrjedhin nga zëmra
E sytë t’përlotuar.
/www.QendraPress.com/