Çaste poetike me poetin;Arben ALLIU

Një fundjave.

=====================

Në një fundjavë

Pranë teje o Dete,

Me familjen time

Relaks i vërtetë.

Në Durrësin shekullor

Me rërën e kryposur,

Në shtratin e detit

Ngjyrë kalterosur.

Me familjen time

Rrethuar me shoqëri,

Në shadllona prej kashte

Kërcet alegri.

Dikush muhabet

E dikush histori,

Dikush me batuta

Pa ngacmuar njeri.

Rrezet e diellit

Ne det shkelqejn,

Kandilat në breg

Diçka na rrëfejnë.

Ne hijen e pishave

Të Golemit mrekulli,

Shume na shijon kafja

Me të pastrën shoqëri.

/www.QendraPress.com/