Çaste poetike me poetin:Asllan MIFTARI
PRITJE
————————
Jetoj në pagjumësinë dhe ëndrrën tënde
Pa gjumë…, ëndërrimtar më le dhe mua
Do të pres gjersa të zbardh drita
E të them…! – Marrëzisht të dua !
Se ti hyre thellë në zemrën time
Shpreha dashurinë e dlirë për ty
Të ndjeva si më e bukura femër
Ndjeva bukurinë e syve tu të zi !
Ndjej që dashuria të pushton zemrën
Pritje….pritje gjer në agim
Shpirti s’ largon dot brengën
Askund s’ dukesh, veç ëndërrim !
I kujtoj me mall takimet
Vitet e lumtura që patëm ne dy
Eja të të shoh qoftë dhe në ëndërr
Çdo gjë tretet, dashuria mbetet dashuri !
Ndaj të pres syzezë me pa durim
Se për ty dremit e vuan shpirti im
Bie të fle, ëndrra fluturon drejt teje larg
Vetmuar jam ! – Pritja kalon të sajën prag !
Copyright@Asllan Miftari
Tetor 2024
Kukës – Albania
/www.QendraPresss.com/