Çaste poetike me poetin;Xhevdet BAJRA /deklamuar nga Bekim KELMENDI

Tinguj

————————

bien pingul brenda meje,

si rrufeja bën dritë,

ndjej një verbim në çast

pas të cilit shoh më qartë!

sa herë mundohem

të mbaj zhurmën fshehur,

krejt çfarë ndodh në mua

dëgjohet…jashtë!

era

më ngjan shpesh vetja

një varkë me vela,

jam i shënuar të jetoj mes detit,

ne këtë botë me pak shpresa.

nuk më pyesin,

kur vendosin për mua, si qenie

shpesh ndihem i mashtruar

nga gjërat shkëlqimtare.

nëse unë jam, si ajo varka

ti je shkaku,

pse fryhen velat

dhe e bëj gjumin me ëndrra,

për ta prekur tokën , ku ma shkel syrin…e ardhmja!

sonet në fletë

çfarë kisha në zemër gjëmoi në mendje

ta mbaja në fre nuk ish aspak e lehtë

me dorën që dridhej, me at’ majë pene

çfarë ndjeva e hodha nëpër fletë.

u bë një libër në sytë e kësaj bote

dhe vetë u ndjeva, si një fletë e shkruar

në të gjithë germat ish fytyra jote,

si një pikturë ende e pambaruar.

përsosje ishte apo dëshira ndriti

akoma nuk e di se si ndodh kështu?!

isha një hiç…më bëri të dukshëm shpirti.

e vështirë është, por vdes të jem ashtu!

ditët në rresht pa dashje e padisin

qiellin që merr flakë nga sytë e tu.

/www.QendraPress.com/