Çaste poetike me poetin;Luan SHESHI
RELIKE
————————
Penë e vjetër,
bojë e ngrirë,
varg mbi letër,
pret mëshirë…
Kohë e fjetur,
mall…i shtuar,
gjurmët tretur,
dritë-shkurtuar…
Hijet heshtur,
si valë-shuara,
zërat…reshtur,
kord-lëshuara…
Penë e vjetër,
majë-këputur,
varg mbi letër,
Jetë e ngutur.
/www.QendraPress.com/