Çaste poetike me poetin;Lulzim HAJDARI

Doja të të takoja!

——————————————

Gjithë dimrit improvizoja lule

Trëndafila me petalet kuq e bardhë,

E ti dërgoja çdo mbrëmje me dashuri

Më ktheje ca zemra(smile) pa as edhe një fjalë.

E heshtja, heshtja, por zemra rreh e plas’.

Sot, me katërmbëdhjetë mars

Çeli në oborrin tim trandafili roz,

E këputa, doja të të takoja, të ta dhuroja

Por dhe sonte ti m’the jam shumë e zanë,

Zemra sa s’doli nga kraharori

Veç Shpresa hajtë sot, hajtë nesër

Po më mbanë n’mes realitetit e kësaj gënjeshtre!…

/www.QendraPress.com/