Çaste poetike me poetin;Mehdi KRASNIQI

NJERIU ËSHTË ARKITEKT I POSHTËR

————————————————–

E dini si sillet toka

shikojini akrepat e orës

…dhe mos u merrni me njeriun!

Përtej kësaj ane

është një lumë i shterur

dhe një përmendore e kryepeshkut

mbushur plot me krimba.

Njeriu është arkitekt i poshtër…

18.10.2022

————–

TRAZIRË

—————

Duke dashuruar

Ajo më vdes në gji.

Buzë, fjalë e sy

më thahen njëherësh…

Një mbledhës shpirtrash

nxjerr nga valixhja

dy pëllumba ngjyrë terri

i lëshon të fluturojnë drejt hënës.

asgjë

nuk më harrohet…

/www.QendraPress.com/