Çaste poetike me poetin;Mursel Sopaj

TE SECILA RRUGË

—————————–

Tek secila rrugë,nëpër çdo rrugicë

Fle një rigë shiu,fle një copëz ngrice

Rrinë bri trotuareve,ca lule me ngjyrë

Dy të dashuruar,diku në errësirë .

Tek sheshi e ura,gurë të gdhendur mirë

Lidhe aty për tokën,vitet mbajnë në gji

Ecin vargon hapash,të rend e të lehtë

Një kambanë te qafa,ende heshtjen vret .

 Ende njolla tymi,n’ qosh të ‘’Bazhdarhanes’’

Ende erë e djersës,ende erë e bukës

Poshtë te këndi i furrës,skena

Migjeniane

Dhjetëra fytyra t’ zbehta qe presin për punë.

Tek secila rrugë kujtime pa fund

As bora e shiu,s’i fshijnë ato gjurme

Diku një minare,diku një kazerme

Një shkëndi e zjarrit,diku nën një strehe.

Aty ku zbret lumi,aty përballë urës

Ende kocka t’ thyea,plagët e torturës

Qierrjet sikur bishe ne terrin e natës

Ze i Vesel Krasniqit,e Daut Morinës …!

Ne mure t’ betonta,në errësirë të qelisë

Jehon e nuk shuhet zëri i Mehe Ukës –

Njëmijë jetë t’i kam i jap për liri

Ç’fryni edhe pak,ju tradhtar te zi !

Qëndron e nuk jepet ,n’ torturë Xhemajliu

 Gjak e pështym u hedhe,tradhtarëve n’ f,tyre

Rri e pret drejtësi,gjaku i Astritit

Aty te një dhome,ku liria zbehet .

Ca gur  përbri rrugës, qe shkelen me këmbë

Kane shenjat e tymit, mbajnë në vete këngë

Kane ngjyrën e blindave,te helmetave

blu i sollën të rinjtë,dhe mbeten këtu.

Rrugicat me pluhur,rrugicat me balte

Nga tymi lotsjellës,kane mbetur ca lot

Kanë mbetur te porta te shtyllat me zift

Trakte,komunikata,që thirrnin për zgjim .

Një rruge me asfalt,te nxjerr n’ Landovicë

Aty ku bëjnë drite yjet e lirisë !

  Hagen 18 prill ’22