Vjehërria në hall me nusen në Prizren, e denoncojnë në Polici – kjo e fundit përfundon te psikiatri

                   Një grua nga Prizreni është shoqëruar gjatë ditës së sotme në Polici pasi po dyshohet se i ka sulmuar fizikisht prindërit e burrit të saj, duke iu shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se e dyshuara ka probleme psikike, për çka është dërguar për trajtim te psikiatri, i cili e ka përshkruar diagnozën nga e cila vuan e njëjta. Hetuesit policorë i kanë marrë deklaratat e viktimave, të cilët kanë kërkuar urdhër të mbrojtjes emergjent, për shkak të shqetësimeve dhe frikës nga nusja. Ndërsa për të dyshuarën avokati mbrojtës ka thënë se e njëjta s’mund të jap deklaratë duke u bazuar në raportin mjekësor. Prandaj, ajo ka shprehur vullnetin që të qëndrojë te nëna e saj me dy fëmijët, ndërsa rasti të inciohet si “dhunë në familje”.