Lotët e poezisë ..

—————————-

Strukur atje thelle

ne një skutë e turpëruar

e përlotur gushe e faqe

oh sa ishte tjetërsuar

zemra fort ne çast me rrahu

u lëndova edhe unë

cila dorë ta ketë qëlluar

pyeta veten panguruar

fort e trembur syte m’i hodhi

unë e njihja ajo jo

mend s’me mbante, faj s’i vura

shpirti saj derte plot

atë buze kuq si flaka

me s’e kishte si me pare

edhe syrin pa mëshirë

dorë e çmendur ia kish nxire

iu luta te me thotë

kush ia vrau bukurinë

cila dore e lëndoi

n’shpirt e n’zemer poezinë ?

a s’e dini ju te mjere

ju ”poetër” te pa vlere

ju qe vargje si me këmbë

shkruani, coc keni bere

te kesh mik poezinë

fli me te ne udhë e derte

ka damarë poezia

është e ndjeshme është e serte.

/www.QendraPress.com/