Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI

Marsi dhe kujtimi për lirinë

/Kushtuar Komandant Hysen Rexhepit/

Ende  kam shijen e kafes  së fundit në shtëpinë  e Heroit.

Dhe buzëqeshjen e komandantit në përqafim të  gjyshes.

Në përshëndetjen e  Nanës  dhe vajzës si amanet lirie.

Heroi me shikim dielli  shihte lirinë e kësaj toke arbërore.

Kujtimi që maste dashurinë e atdheut në majë Pashtriku.

Deri  tek ‘’Guri gjermanit’’ si vetëtimë ylberi, në pikë dite pa shi.

Komandanti me dy bomba në duar, me ne kalonte rrugën e besimit.

Pranë hienave hileqare, tregonte se si mund të dashurohet liria.

Komandanti që nuk kishte vdekur si ideal, e as si flijim.

Shembullin e falte  si një Zeus, për ti dhënë botës diellin.

Edhe kodin e atdheut  e kodonte më dashuri Kosove.

Komandant Hyseni, idol i mitit  se liria do jetë atdhetarie.