Çaste poetike me poetin;Ragip GJOSHI

(K)ISHTE LUFTË…?!

1.

Kishte zjarmi Atdheu,e kokëdhembje

Vërdallëshin retë e zeza,stina n’shembje

Kishte halle fëmiu,shkronjave iu pre udhë

Ua grisën Abetaret,ua rrëmbyen nga dora

I përzunë nga klasa,me dry u mbyll shkolla.

Kushtëtutë e të drejta i bënë tym e flakë

Edhe shkollën e shkrumbuan, e bënë gacë

Flakë e hi poetit ia bënë dhe dorëshkrimet

Diellin tentuan ta ndalin,t’i ndërronin stinët.

U dallgëzua mali,lumi,deti e oqeani

Kur dha kushtrimin Adem legjendari

Ishin lodhur shekujt,n’ethe e zjarmi

Në Kalendar shfletohen ditë me lavdi

Lufta shembi gurët të ndarjeve tona

Simfoni e trisht ekzekutohej, tevona

Aritmetikë ballkançe,me plagë Kosova!

Uniformë ngjyrë mali,shqipen n’ballë

Ushtri e parë që Atdheut Zot i ka dalë

Një ushtri,një ngjyrë,emblemë e rrallë

Nëper tavolinat e diplomateve shamatë

Ndonjë gëllënkë Wiski ngrisnin përnatë

Të idhetat etje shuheshin para Hartave.

Fitili i vdekjeve ishte ndezur mbi male

Nënave zemrën mal ia bënte djali luftëtar

Shtigjeve të lirisë shembeshin gurët kufitar

Luftë n’çdo cep Atdheu,nipa t’Skënderbeut

Hisen tonë të diellit e mbuluan re të zeza

Luftëtarit,përditë, dhimbjet i shtonin thinjë

Lufta mori në shënjestër,e vrau Robërinë!

2.

Bëhej dasmë në male mbi kreshtat plisbardha

Luftëtarët në log,robëria e dehur vallëzonte

Luftën e bënin trimat shtigjeve të lavdisë

Kur në udhë para iu dilte vdekja ata bien

Krenarish,kurorë bënin me lirinë…

Sa mbaroi lufta,frikacakët rrëmbyen lavdinë

Ata që munguan në skenë lufte,e hanë lirinë

Mallkimi i ndjektë kudo”trima” me marri

Ata u shpifën e gënjyen nga inat për trimëri

Ata kanë emër të zi,tentuan t’a nxinë lavdinë.

Kur lufta përfundojë terri u shemb,agu dritëroi

Çlirimtarët u morën ngrykë,njëri-tjetrin shtërngoi

Nënat do të vazhdojnë të presin djetë dëshmorë

Disa vajzë do të presin bashkëshortët kreshnik

Fëmijë do të presin baballarët,t’rënë n’aktin heroik.

Unë nuk e di se cili deshti Atdheun ta tregëtoi

Por unë e pashë kush e çmimin për te e pagoi

Kanga skandaloze morën,mkatarët e pasluftës

Shpifje e gënjeshtra, ngarkuan mbi kurriz lirisë

Mbi krahërorin e luftëtarit, hyjninë akuzuan

”Trimat” e pasluftës ftohtë si rrasat mbi varr…

Do syinatçor,deshën të djegin t’rënë e ’t’gjallë

Përjargëshin ”kujtimet” e ftohta të qyqarllëku

Prej prapaskene në duel nxorën n’mes sokaku…

Nisën letra turpi ende s’kishte zbardh drita

N’ekstazë,miqëve të lirisë iu shtireshin si qiriu

Smirakët e lirisë, shejtënin hodhën në zjarr

Ata dhe luftëtarët, dy skaje ttë nxjerra n’pazar

Dy tabore ngrehnin njëri-tjetrin shpër,zvarrë…

Dhe lufta vazhdon gjithmonë si një tragjedi

Dhe lufta e fundit vazhdon në një Pazar të ri!

Drenicë, më 24 shkurt 2024

/www.QendraPress.com/