Çaste poetike me poetin;Ragip GJOSHI
DHE GJETHET BIEN
——————————–
Frynë erë dhe gjethet bien
Palë- palë mbi kurrizin e Atdheut
Dikush tenton t’i shkelë
Disa bien përtokë mbi udhë mali
Disa notojn në gurra e përrenj
Gjethe të zverdhura një ditë vjeshte
Dhe gjethet bien dhe kur stina ngrinë
Mbi syte e verdhë të vjeshtës heshtje.
Nga lisat bien si parantezë acartë
Grykat e lugjet ndjejnë dhembje
Vjeshtës ia thyen binjet dimri.
Vjeshta vdes pak nga pak përditë
Në kalendar shfleton ditët
Stina e akullt qefinin me gjethe të verdha
Era e lodhë vjeshtën por nuk e gjunjëzon
Pas dimrit,sërish vjen pranvera…!