Çaste poetike me poetin;Tyran SPAHIU
SYTË DORËZOHEN ERRËSIRËS
——————————————————
Zhvlerësoi gjakun, namin e familjes
emrin, nderin hodhi në pus
pangopura krijesë nuk mund të mposht egon
kurorëzohet kur shkronjëtarin tall e nënçmon.
*
Shihet se shkrimtari është i tmerruar
vetmin e ka vrasës të heshtur
rrethuar me libra që tani i urren
asgjë më ne keto rrethana nuk kontrollon !
*
Në pritje të fundit të jetës
zhgënjyer nga çdo hap i bërë
sundon koha e zhvlerësimit, mashtrimit e arrogancës
idealet e shkrimtarit gjetën vend në humnerë.
*
Pyetet, ku shkoi dashuria
në ç’vend vajti nderimi
ç’ndodhi me respektin
vallë ku jemi si komb duke shkuar?
*
Pandeh se gjendet në mes të stuhisë
valët e urrejtjes pandërprerë godasin
frymëmarrja i mungon
në fundin e pritur sytë dorëzohen errësirës.
/www.QendraPress.com/