Çaste poetike me poten:Brixhida DEDE
GJURMÈT E DASHURISÈ
————————————————-
Tè prisja si toka e tharè, shiun.
Si foshnja, aromën e nenës.
Si lastari nè hedhjen e shtatit.
Si i rènduari, oksigjenin.
Si i eturi, ujin
Si lulet vesën e mëngjesit.
Si qiejt e ngrysur, lindjen e diellit.
Si hekuri i ndryshkur rrahjet e zjarrit,
Për te rilindur.
***
Sytë,.. mbeten me shikimin kapur kujtimesh te padukshme.
Prej pritjes se gjate, ajri mbushur bryme akuj.
Ndërsa nxehtësia e trupit, përpiqej te ekuilibronte peshoren e shpirtit,
Duke lëne peng gjurmët e dashurisë fragmentit,
Përmes një qiell tè purpurt.