Çaste poetike me vargjet brilante të poetes:Nexha Reçica
MË NDODH
——————-
Më ndodh ta mashtroj syrin,
ta mashtroj mendjen
Porse kurrë s’më ndodhë
Ta mashtroj zemrën!
Kot e kot mundohem
Zemra s’e pranon
Ka fuqi të madhe
Andaj më pushton!
Nuk e di si t’ia bëj
Nuk e di si të veproj?
Më hap veç një rrugë
Dhe më thotë se ty të do!