Çaste poetike me vargjet brilante te poetes;Nexha Reçica
ZHGËNJIM
———————–
Kur e humb mëngjesi vesën
dita tkurret kohën mbledh
Si dallgë luleve mbillet
nga erë vetëtime.
Në mes thashetheme hijesh
ti më tretesh si shkumë deti
kur e humb përkthyer shpresën
mëngjesit tjetër të zhgënjyer.
Rrokullisen gurë buzë lumit
puhiza gremis në harresë
në furtunë papritur u ndesh
gjithçka rrëzoi si gjethet në vjeshtë.
N. Reçica 5 gusht 2022
Gllavicë