Çaste poetike me vargjet e poetit ;Ymret Reshiti
LULES SIME
—————————–
Gjithmonë vdes kur çelin lulet e pranverës.
Se ma kujtojnë lulen time, plagën e moçme të zemrës.
Unë nuk mund ta përballoj do të aromën e luleve tjera, të botës.
E të jetoj, pa aromën e lules sime të shpirtit,
Që më vret në çdo mars, e më ngjallë në çdo tetor.
Ngjallem. Ngjallem me pikat e para të shiut,
i përmallshëm për buzët e thara të tokës.
Sikurse malli i syve t’m’i që shkrin mbi petalet e brishta të lules sime.
Qajmë bashkë me shiun,ashtu me ngashërim.
Pa tërhequr vëmendjen e botës injorante.
Ne, dy dashnor të zhuritur në vuajtje të një dashurie,
e cila s’ka fund por ka veç fillim.
Nuk mund ta duroj pranverën me ngjyrat e bukura të luleve tjera,
të njerëzve tjerë.
Që lumturohen duke këputur lule si dhuratë për dashuritë e tyre fallco.
Kjo është krim. Kjo vetëm dashuri nuk mund të jetë.
Nuk mund t’i verboj sytë e mi të shohë ngjyra tjera, të luleve tjera
Nëse nuk e takoj ngjyrën e lules sime të zemrës,
Mbretëreshën e krejt luleve të botës.
Që e kërkojë tërë jetën, e që më braktisë tërë kohën.
Që vuajtja ime e bënë të harliset nga gëzimi me naze lozonjare.
Që më do prej se largu, e më urren nga afër.
Që kur i flas nuk më fletë, e kur nuk i flas më hidhërohet.
Lulja ime, që është dhembja dhe dashuria ime e njëkohshme
dhe e kobshme.
Prej së cilës assesi nuk arrij të heq dorë.
Si i marrë vazhdoj ta kërkojë si shpresën e shpirtit të sfilitur
në çdo tetor.
E kthehem në varrë përsëri, në çdo mars.
Së paku, bëhu gur i varrit tim e më qëndro njëherë të vetme afër.
Nuk kërkoj më shumë,
Aq sa të qëndroj i vdekur, gjatë stinëve që kanë diell e gjelbërim,
ti lul-jeta ime.