Çaste poetike në Ditën botërore të poezisë me poeten,Nexha REÇICA
Ëndërrat
—————–
Ëndrrat mbyllen në mendime
Qëndisen me hënë e me yje,
Lëshohen të ecin
Skaj detit
Në fushë vrapojnë të lira!
Në liri frymojnë
Atëherë kur mendon
Se atë që e do,e robëron
E bën për vete
E mbyll në burgun tënd!
E kur të mishërohesh me të
Ndjehesh se ke fituar betejën,
Edhe kur papritur e humb
Çelësin e saj
Assesi nuk e dorëzon!
/www.QendraPress.com/