Çaste poetike ne Ditën botërore të poezisë me poetin;Setki Q, JASHARI
Më prit . . .
——————
Më prit dy, tri ditë më the
Dhe ditët m’u dukën javë…
Më prit dy, tri javë më the
Dhe javët m’u dukën muaj
Më prit më the dhe po pres
Por ditët, javët, mezi shtyhen
Stërgjaten e m’bëhen shekuj
Do të vi në Vjeshtë, më the
Më trembën shumë, retë e erëta
Rrufetë e frikshme, shiu i ftohtë
Dhe fryrja e lumenjve të ngopur
Heshtja e bjeshkëve të braktisura
Dhe largimi i shpezëve shtegëtarë
Do të vi në Dimër, më premtove
Por më trembi ulërima e ujqërve.
Ftohtësia e borës që mbuloi dheun
Rokullima e orteqeve të frikshëm
Cicërimat mjerane të harabelave
Dhe akujt e kristaltë të ujvarave…
Më kurajove se do të vije në Pranverë
Dhe lulet e lëndinave qeshën me mua
Më dhuroi gëzim dhe këngë e bylbylit
Shpirtin më knaqi dhe vallja e vashave
Edhe kthimi i shpezëve më dha shpresë
Por ti e dashur, se kuptoj pse nuk erdhe
Mu betove se vërtet, në verë do të vije
Dhe unë nga gëzimi, veç ty të mendoja
Të prisja i malluar dhe ditën, dhe natën
Përgjoja detin, skafe, tragete, kruazera
Vështroja plazhistë, turistë, emigrantë
Por ti e mira ime, sërish më mashtrove…
Më prit më the, me qindra, mijra herë
Kaluan javë, muaj, vite, duke të pritur
Të prita porteve, doganave, limaneve
Dhe do t’ju pres me dëshirë e shpresë
Por do t’jetë vonë, kur ju do të kuptoni
Se dikujt ju tret shpirti, duke ju pritur
/www.QendraPress.com/