Çaste poetike nga poeti: Odise Kote

VETMIA, KY ABSURD NĒ TRIUMF …

Vetmia është nisur të mos mbërrijë askund,

eremit anonim, çmendur në ekstazë.

Kohë moderne, përemri vetor Unë,

Miq, të dashur, shenja tasti në I-pad.

Zemërim i thellê që ngjall gjithnjë shpresë,

rrokulliset, bëhet copash, moral në greminë.

Ëndërron që bota pakuptuar mos vdesë

dhe roboti mos të zëvendësojë njerinë.

Pikëllimet sjellin lajm kujtese, dhe mëshirë,

truall me gjembaçët pronorë; Tëndja – Imja.

S’vdes kush kërkon jetën dalldisur në rrëpirë

gjurmën që lê pas t’ia shkrepëtijê drita.

Vetmi, absurd në delir që ngjit të përpjeta,

fillikat, pa tinguj, pa të qara, veç me heshtje.

Me Unin – rrëzim që gremiset tek vetvetja,

Pa memorie, pa gjuhë njerëzore, fatkeqe.

Ikën si e marrë të mos mbërrijë askund,

vetëflijuar nê iluzion intimiteti digital.

Vetmia, ky kancer shekulli në triumf,

Vetveten pak e pak po e çon në varr…