Çaste poetike nga ;Qazim THAÇI- /Edhe kjo vjeshtë……

0

Edhe kjo vjeshtë…

—————————

Edhe kjo vjeshtë pandemike  me mall dhembje

Krijon ëndrrën e trishtë të fletëve të rëna përtokë

Që i ngajnë  ëndrrave të rinisë sime me pavdeksi

E vjeshta në ‘’Shadërvan’’ ka humbur si ëndërr e harruar

&      &      &

Ka një javë  që nuk shkruan as për çastet tua, as për ditën e kaluar

Sikur në harbimin e vjeshtës kur lajmet e vdekjeve i ngajnë rutinës

Kot pres mesazhet tua, kur trishti tashmë brafullon për shpirtin tëndë

E librat e shkruara me poezi duken si retë  mbi Pashtrikun e lirisë

        &        &      &

Mëngjeset e ftohta ikin si vargjeve të Heraklitit për Akropolisin

E si të vdesë për sytë e tu shtojzavallë e vargut me këtë ftohtësi

As mbrëmjet  se kanë hënën e  as fanarin e Dionisit

Për të shkruar deri në amshim për këtë vjeshtë plotë trishtim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *