Çaste poetike nga;Qazim THAÇI
A mund të jetohet koha me kaq shumë dhembje
___________________________________________
Sa shumë trishte kemi në këtë kohë pa kohë
Kur çdo mëngjes kemi pikëllim në postat elektronike
A mund të jetohet koha më kaq shumë dhembje
Kur zemra çdo ditë mbushet me hidhërime nga kjo murtajë
& & &
Miqtë nga gurbeti me plotë ankth pyesin, a jemi të gjithë?!
Si Herakliti mbushur mall me dritën e Dionisit i themi pikëpyetje shumë
Na mungon;Dona, Besniku, Afrimi e shumë e shumë të tjerë
E prapë me plotë trisht rifillojmë të numërojmë të munguarit..
& & &
Miklueshëm zemrat i kemi ditë për ditë sikur mbrëmja e vrugët
E mbi varre te reja mbjellim trëndafila të egjër si kujtim të hidhur
Si ta mundim këtë trishtim të kësaj murtaje kur bota u mbush me zi
E dielli edhe në këtë pranverë tradhton sikur pasqyra e Parisit…