Çaste poetike përkushtuese me poetin :Sabit RRustemi
ME BESË E SHPRESË E DASHURI
__________________________________
Nuk ka fjalë varg a vargmal
që përmbledh tënden madhështi
Udhërrëfyes i të shenjtës Dardani
Një mal zjarresh i shove përmes gjuhës urti
na mbajte me shpresë na mbrume me dashuri
me bekimet që na i fale ashtu si dite vetëm ti
Për vrimë gjilpëre na nxore nga shekulli robëri
Zeusit të kësaj kohe i the me aq thjeshtësi
zmbrapsi këto re që kanë mbuluar timen shtëpi
të të shohim në sy se mall kemi për ty
Një botë paqedashëse e solle në këtë shtëpi
kur shfaq më në fund shekulli liri
zemrës së shenjtë të së lashtës Dardani
Ti je kudo aty ku jemi ne
lutesh dhe tash me një uratë të re
paqja të mbretërojë mbi dhe me ne e në ne
ashtu si deshe ti ashtu si duam ne
O Shën Dardani i Ri përndritna
me një mal diejsh nga jotja thellësi
qiejve pakufi
Këtë Kosovë të së lashtës Dardani
mëkatesh fale nga përgjumja zgjoje
me besë e shpresë e dashuri
bekoje bekoje bekoje
( Varianti final i dates 27 Nëntor 2021 )