Çaste përkushtimesh me poeten:Mimoza Deliaj Cerani

0

“Nëntori i ftohte”

___________________________

 A më tregon , o nënë ku të gjej sot forcë ?

A më tregon , o nënë sot si ta shëroj këtë dhimbje në asht ?

 A më tregon , o nënë si të fsheh gjurmë që lash?

A më tregon, o nënë pse ky nëntor kaq i ftohtë , e i zi ?

 A më tregon , o nënë deri kur do ta duam njeri-tjetrin ?

 A më tregon , o nënë si jetojmë në errësirën e paditurisë ?

A më tregon , o nënë deri kur do ngopet syri i gjakëpirsave ?

A më tregon , o nënë deri kur do të jetoj i lirë ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *