Çaste poetike të së shtunës me poeten;Nasia Xhemalaj
JETA E KA NJË LIMIT
———————————–
Mushtin e zemrës së jetës, jetë,
me kupën e shpirtit e pimë e pimë,
dhe etja s’na shuhet e duam e duam,
:–Sikur fundi i saj të ish pa limit?…
Ja ndjejmë ritmin dhe vrapin e harbuar,
dhe bredhin pas hapit, pas trokeve të saj,
na përkëdhel, na rreh, na do, na deh,
:–Sikur vdekja të ishte një obsion abstrakt.?…
Dhe kupa e shpirtit mbushet e rrjedh,
vitet e motet pinë e pinë,
bashkë ta pimë në çdo moment,
se Jeta e çmuar e ka një limit.
*************************************
KUR TË KAM TY
—————————–
Jeta ka provuar se lumturia është çast,
unë i kam ndjerë, e kam qafuar fort,
duhet pak diell, një yll të ndrijë lart,
dhe Ty më i rëndësishmi në jetë për mua.
Kur të kam Ty, ndihem e veçantë,
të vështirat më bëhen vogëlsira sa një zguall breshke,
dhe fjala e besa jote më bëhen fortes e lartë,
ku thyhen thumba , koshere të jetës.
Qëndro me mua, më qëndro pranë,
ma përsos kështjellën e jetës sime,
lumturia të hyj, të bëhet i yni çast,
do ta lë hapur kanatën e zemra
PA ATDHE.
——————————-
Lamtumirë, ne kurbetllinjtë Atdheut i thamë,
me shpirtin që na u mbush mornica,
zemrën aty vendlindjes lamë,
këmbët morëm dhe ikëm.
Trupin e bëmë si manikenë,
dhe zemrës si ngritëm liman,
shkojmë, vëmë, kthehemi sërish,
sërish zemra mbetet në atë anë.
A ka për ne një trup me zemër,
të ujdesen, të rrojnë të dy bashkë.
-Ej Kurbetli, tu grisën këpucët,
dhe gishtat të mbenë përher jashtë.
***************
(sqarim :fjala ujdisen është të shkojnë, të kombinojnë)
**************
NË DETIN E DASHURISË
—————————————-
Sytë e tu blu, si det i tej-anë,
e ç’u mbyta e s’dal dot kurrë,
që nga dita e parë kur u ndeshën vështrimet tanë,
e deri më sot që s’ të kam këtu.
Unë pres të vish, dhe pritja është më tepër se dashuri,
unë pres të më puthësh, eh ç’është ky mall,
dhe s’ kam frikë se bëj gabim,
të zhytem në detin tënd, e të mos dalë.
E ndjej vështrimin tënd, përtej brigjeve,
digjet, kërkon një liman,
eja i dashur hidhe spiranncën në bregun e zemres time,
të mbytemi të dy në detin e pa- anë.