Çaste poetike te së shtunës me poetin;Reshat Badallaj- Zhuriani

0

BURGU

—————–

Këmbë e duar me zinxhirë m’i lidhët

Violina këndonte dhimbjen

Plaku qau me telin e hollë të lahutës.

Ma vodhët lirinë hajnisht

Më plasët dheut pa dyshek e pa jorgan

Më therrët trupin me hanxhar e jatagan.

 Më ndaluat t´i ledhatoja…

 Flokët e mëndafsha të fëmijëve

Nënës i´a ngritë buzëqeshjen

E këputët një lule të bukur nga kopshti

Bilbili u bë memec

Dielli qau trishtimin

 Hëna nga Jugu i dha forcën e shpresës!

Me yjet që po shndrisnin në errësirë

Lemeri mori dushmani

Klithma dhimbjesh dëgjoheshin nga thellësia e ferrit

E vramë përgjithmonë!

Si deti i trazuar gjëmoi nëna:

Kush të vrau o bir!?

Jo, se të pafuqishëm janë katilat

Ditë te bardhë s’kanë për të parë!

 Ikën si qelbësirë per korba.

y nënë po të këndojë te varri Se fituam faqebardhë!

 Gjitnmon te varri do të vi

Dhe do këndojë për Lirinë…

&  &  &  &

 Vetmia

—————————-

Në majë të bjeshkës ku toka është më afër qiellit

E yjet duken sikur i prekë me dorë

Atje jam shtrirë, në barin e pashkelur dhe shikoj.
Shikoj hënën e verdhë e të lodhur.

Atje mendoj të prehem një ditë.

Varri im nën hijen e një peme ku bilbili të këndoj

Këngën e shkruar ; epitaf mbi gurin pa emër:

« Këtij shtegtari të degdisur i këndoj;

I këndoj natyrës, kombit, flamurit.

I këndoj të parëve; etërve në lashtësi. »

Qielli do derdh shi atje, do t´i lag degët

E do ngrijnë pemët në Veri.

E dielli do pyes;

 “Në ç’vend e paska bërë varrin ky i humbur ?

I”. Atje, ku gjethet jeshile nuk vdesin në dimër dhe as në verë…

I ulur me kokë në libër lexoj poetët dhe shkrimtarët e Rilindjes,

shikoj yjet në qiellin e kthjellët si uji bilur dhe flas me ta.

 Nuk dua të dëgjoj të lehurat e qenve me dy këmbë

që i ndjekin bishtdredhurat nëpër shtëpi publike!!!

Dua të jem i vetëm,i shtrirë në blerina të bjeshkëve

të thella, të dëgjoj zërin e bilbilave, të ndiej aromën e luleve në Pranverë.

Vetëm hënën ta kem dëshmitar të përvuajtjes sime

Dëshmitare për çka kam parë në këtë jetë.

 Buzëqeshjen ma ndali djali, nëna e motra,

Kur korbi i vdekjes hyri brenda…

E unë këngën e trishtimit dua të këndoj

Vetëm, në vetmi nën hënë

E ti thyej telat e lahutës

Nuk dua të sillen rrotull meje lakejt ,hijenat,çakejt…

Lugetërit nuk i duroj dot,

Ata të sillen varreve dhe të plaçkisin

Ata të vdekurit nëpër varre të qetë nuk i lënë.

Batërdi bëjnë nën çati, duke përplasur kusi e tepsia.

Nuk i dua këta shpirt katila!

Ndaj, dua të jem vetëm.

Në shpirt e dua vetëm një yll të Jugut,

 Eh, nuk e di pse?

Herë del në qiellin e hapur, e herë humbet

nga retë e dendura të Çamërisë!!!

Atje më pushoftë shpirti një ditë,

Në prehrin e saj të më bëjë lisi hije… Me rrënjët e lëshuara thellë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *