Kontributi i Evelina Ajazaj, në “Doracakun për provimin e gjuetisë” Kush është Evelina Ajazaj? SHKRUAN:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

0

     Ditë më parë, doli nga shtypi “Doracaku për provimin e gjuetisë” nga autori Naim Ramadani.Por duke shfletuar kete “Doracak per provimin e gjuetisë” eshte e pamundur qe lexuesit shqiptar te mos i bie ne sy kontributi dhe angazhimi i zonjës Evelina Ajazaj, nga Zhuri i krahinës se Lumës, sepse eshte femra e vetme ne Kosove ndoshta edhe ne boten shqiptare qe perpos qe punon ne Federatën e Gjahtarëve te Kosoves, ajo eshte edhe ligjëruese ne kete Federate. Dhe me per kete, ne shkuam gjurmeve te saj dhe zhvilluam biseden gjere e gjate, rreze kalasë, te nje lokal i hapur. Bente vape përcëlluese,atje larte qe shihej qyteti si ne pëllëmbe te dores,fryente puhi e lehte sa te tundte floket e saj si kallinjt e grurit kur jane te përgjumur. Ne vendtakim isha ulur i pari sepse e kam keshtu zakon i ruaj dhe i respektoj terminet me fanatizem. Koken e mbaja te kthyerw nga porta qe ishte thike tatepjete se kur po hynw zonja Evelina, qe nuk e kisha pare me parë. Çuditerisht, u hutova sa nje fije floku dhe kur ngrita koken larte, me doli para syve, si zane mali,me zgjati doren duke me thene:”-Mire se ke ardhur! …”. Kush eshtë eshte Evelina Ajazaj? Evelina Ajazaj, eshte e lindur, ne qytetin e Lidhjes, ne Prizren me daten me 25 korrik te vitit 1989. Por, kjo zonje e nderuar me krenari thote se jam nga Zhuri dhe keshtu kudo prezentohet,sepse origjina e familjes eshte nga Zhuri edhe nga nena dhe nga babai. Nga nena eshte mbese e konakut te Badallajve dhe pikerisht e deres se Xhelil Dautit, qe u vra nga çetnik e Bozhidar Jankoviqit, ne vitin 1912. Xhelili ne oborrin e tij lufton me hordhite çetnike,ata e therin dhe ngrehin zvarrw nje kilometer jashte shtëpisë dhe tri dite e tri net,pa pire ujë, vdes dhe një jave te tere mbeti pa u varrosur mund te lexoni ne këtë gazete elektronike filolet.com nga autori) dhe Hajrimit, dëshmorit te KOMBIT, i vrare nga çetniket serbian, me datën 28 mars te vitit 1989, ditën e marte. E dëgjoja me shume kujdes derisa fliste heshtur por bindshëm,me këmbëngulje,serbez dhe pa i berw syri ferr. Me la përshtypje te nje femre me kulture evropiane,qe drejton timonin e kokës se saj vet. Fliste edhe për një ekspedite me nje ekip gjerman jo vetem ne Kosove por edhe ne bjeshkët e thepisura te Shqipërisë dhe ishte e vetmja femër e grupit dhe ku pushonin rreze lisave te gjate qe nuk pyesnin aske se sa i leshojn rrënjët thelle,sepse kështu na ka lëne Zoti hise… Evelina Ajazaj, pasi mbaron shkollen fillore dhe te mesme,vazhdon dhe mbaron Fakultetin e Mjedisit ne Universitetin e Prizrenit dhe nuk ndalet me kaq,por kryen edhe studimet postdiplomike. Por, ishte betuar se nuk do ndalej edhe me kaq, synimet e saj janë qe te shkoj diku ne Turqi, Gjermani ose edhe përtej oqeanit ne Amerikën e largët. Dhe nga një bisede shume e gjate dhe mbreselenese ne fund me tha diçka shume interesante. Per te gjitha keto suksese u be shkaktar-sebep, djali i saj qe i kishte thene:”Mami, perse t´i nuk shkon te vazhdosh shkollimin?”. Ishte prekur shume kur djali i saj i kishte thëne edhe se te gjithe shoqet dhe shokët e shkollës me thonë:”Perse mamaja jote nuk shkon me tej ne shkolle,mami im ka mbaruar këtë e ate…?”. Kur ishte shtrirë ne shtrat per te fjetur me djalin e saj, i´u kishte ngulitur ne koke dhe dëgjohej zeri i djalit:”Mami perse t´i nuk shkollohesh me tej…”Dhe, me per këtë, Evelina erdhi deri te keto suksese te deritashme,por, ajo zotohet se do prek majën e Olimpit dhe ne i deshirojm suksese ne kete drejtim. Dhe krejt ne fund, me dhuroi “Doracaku per provimin e gjuetise”, qe doli dite me pare, me 500 cope, qe vlene te lexohet dhe sidomos ata qe i´a mesyjn provimit ne kete lemi.

Autori Reshat Badallaj-Zhuriani dhe Evelina Ajazaj Foto: te URA E GURIT,Prizren/marrë nga ‘’Kosova e lirë/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *