Çaste poetike verore me vargjet brilante te poetes:Nexha REÇICA
FORTESË SHKËMBI
—————————-
Bregut të detit
kur vala tërbohet
shkumëbardhë
mbi ty rrotullohet.
Shkëmb i thiktë dhe i lartë
pa më thuaj
Si i përballon këto valë
rrezet e diellit
a të çajnë?
Shkëmb i madh
e shkëmb i dëlirë
më thuaj të lutem
a ke ndonjë vrimë?
Kur nata bie
qiell e det i bashkon
e ti shkëmb ndër dallgë
rri krenar
në mes të dy gjireve.