Çaste verore me poeten: Mimoza Eliona Osmani
Ajo ëndër mos ju zëntë
*************************
Më besoni.. ju betohem
Ajo ëndër ..mos ju zëntë..
Ndaj nuk desha ..që të zgjohem…
Si çoban …kullosja dhëntë…
Seç mu shfaq ..njëra si zanë…
I vura pengën ..me krabë…
I thashë do të lidh.. me xanë…
Por ..më gllabëroi si shkabë…
Bagëtinë .. lam pa të zotë…
Si shigjetë.. në timin stanë…
Luanesh ..shtrëngonte fort..
I ziu sytë ç’më panë…
Si lastar kish atë “sqep”
“Kthetrat” si qumështi pëlhurë
Sytë të njomë …fëmijë në djep..
Klorofil…për mua prurë…
Kujtoji …se gjeti…haan…
S’la më djathë ..e s’la më kos..
Si lubi, …përpin e thanë…
S’ngopej …e më hëngri gjoks…
Si Saharë.. ishte e etur..
Nata ..kaq e shkurtër ngjan..
Flakë vuri ..në ç’më kish mbetur ..
“Vetëtima”… dogji.. stanë..