Çaste poetike me poeten;Shukrije GASHI 

Shekujt ishin vetëm një çast

———————————————-

Ecjeve nëpër kohë

dje dhe sot Mileniumeve

nuk u rrokullisa shtigjeve

të rrëpinjëta asnjëherë

Shekujt qenë vetëm një çast

tik-taku e u ngjizë njeriu

kur u krijua gjithësia dhe galaktika

po ato çaste u linda

shpirti im qe atje dëshmitar

unë dhe dhimbja ime

dyzuar në një për ty

viteve 490, 494, 741

e takova fantazmën time lirike

urtësi dhe rebelizëm njëkohësisht

jemi të pavdekshëm më tha

nuk heq dorë nga e pathëna

as në errësirën më verbuese

kur qiellit do t’i shkunden yjet

dhe hëna të ikë në pakthim

As nesër as kurrë do të vdes

me shpinën kthyer Njeriut

nga Qielli i Shtatë erdha vetëm

mbështjellur në lëkurë balte

brumosur me mish koc e gjak

Eliksirin e jetës e mora

nga gjiri i Nënës Hirësia e Saj

sërish do të ngjitem vetëm

do kthehem atje nga erdha

pa frikën se i bëra keq ndokujt…