Çitaku i reagon Kryeministrit Kurti: Lufta ka përfunduar para 23 vitesh, mos ndillni frikë e panik

                         Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka thënë se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.Çitaku, nëpërmes një statusi në Facebook, ka bërë thirrje që të mos ndillet frikë e panik, pasi luftë nuk mund të ketë.“Nuk ka me pasë luftë në Kosovë. Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu”.“Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë”, ka shkruar Çitaku, duke thumbuar Kurtin, i cili nuk ka qenë pjesë e luftës.Sipas ish-ambasadores së Kosovës në ShBA, Serbisë sot më së shumti i konvenon “status quoja”. “Dhe mundësisht me folë për stikersa e barrikada”.“Lufta konvencionale ka përfunduar. Tash betejat janë të një natyre tjetër”, përfundon nënkryetarja e PDK-së.

Bottom of Form