Çitaku-Kurtit: Ke shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiqin po e mban në Qeveri  

                                  Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke I thënë se ka shkarkuar ministria shqiptarë për një fjalë goje, ndërsa Goran Rakiçin po e mbanë në Qeveri.Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se çështja nuk ka të bëjë se a do të bashkëpunojë Lista Serbe me opozitën, por pse Rakic është ende në qeveri.“Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij. Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, tha ajo.

Postimi i plotë i saj:

Paradoks tipik kosovar – po na pyesin neve opozitën a bashkëpunoni me Listen Serbe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ndërkohë që Lista Serbe e Goran Rakic si kryetar i saj janë pjesë e Qeverisë Kurti.Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij.Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!