Çka duhet të bëjë Kosova tani pas shifrave të fundit me covid?Shkruan:Msc Lule Alidema,psikologe klinike

0

U rrit shumë numri i rasteve me covid-19, shumica njerëzve u përfshinë tashmë! Sipas formës se si po përhapet virusi sigurisht se asnjë nuk do mbetet pa u prekur me covid, prandaj nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër përpos ta pranojmë me qetësi, pa u panikuar, pa i zmadhuar apo keqinterpretuar simptomat. Tashmë shumica e kaluan, normale se dikush më lehtë dikush më vështirë varësisht gjendjes shëndetësore që kanë, por raste me fatalitet nuk është se kemi aq shumë. Dyshoj se paniku është armiku numër një! Nuk besoj se duke bërë panik mund zgjedhim apo lehtësojmë situatën, në të kundërtën mund dhe më tepër të komplikohet. Paniku dyfish vështërson gjendjen e të sëmurëve, sidomos ata me sëmundje kronike. Fundja kot panikohemi, asnjëherë nuk bëhet ajo çka ne e mendojmë, andaj para se të panikohemi të kujdesemi për masat e parapara dhe ta asgjësojmë këtë pandemi që na destabilizoi në secilën sferë të jetës. Nuk ka ndonjë mundësi shpëtimi tjetër pos vetëdijesim të njerëzve për kujdes dhe vetëm kujdes. Kot shteti të marr çfarëdo masa, është prapë e kotë, nuk duhet presim të na ruaj Qeveria apo ligji policor, por,vet ta ruajmë shëndetin tonë, familjeve tona dhe gjithë shoqërisë. KUJDESUNI, ZBATONI MASAT E PARAPARA -NDRYSHE NUK DO KALOJ ASNJËHERË, DO JETOJMË GJITHMONË TË KUFIZUAR! UNË PO E BËJ BËJE DHE TI!!!’’/qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *