ÇRREGULLIMET PSIKOLOGJIKE MUND TË PREKIN SECILËN MOSHË E GJINI PA DALLIM –Shkruan; Lule Alidema Psikologe Klinike
Secila fazë apo periudhë e jetës ndeshet me ndryshime sikurse fizike ashtu edhe në atë psikike.
Erikson- (1963) , në teorinë e tij mbi zhvillimin psikosocial propozoi tetë ( stade që kalon njeriu prej lindjes gjer në vdekje.
Nëse te individi në çdonjërin prej stadeve nuk zhvillohet kapaciteti i duhur për stadin, atëherë ai më vonë do të ndeshet me probleme të niveleve të ndryshme (keni dëgjuar e parë teksa thuhet X personi nuk qënka fare i pjekun apo i përshtatshëm kjo nënkupton ngecje nëpër stadet e zhvillimit).
Kaloj tek stadi i fundit i tetë ( i zhvillimit psikosocial sipas Erikson
STADI TETË (8): INTEGRITET KUNDREJT DËSHPRIMIT
Ky stad përfshinë moshën e rriturr të vonë dhe pleqërinë, dhe se Erikson në teorinë e tij për zhvillimin psikosocial të njeriut thotë:
“Individët e kësaj moshe duhet të mësojnë që ta pranojnë jetën ashtu siç është jetuar, me zhgënjimet e gëzimet dhe ta përballoj vdekjen me guxim në këtë stad final.
Nëse nuk janë në gjendje që ta bëjnë këtë ata do të përjetojnë dëshprim që buron prej besimit se nuk janë më të vlefshëm dhe se mund në të vërtetë të kenë humbur jetën krejtësisht”
(Pettijohn, 1996, Psikologjia një hyrje koncize).
Këtë pjesë shkrimi dua ta lidhi me përvojat e mia me klient të moshës së rritur të madhe dmth mbi 65 vjeç e tutje.
Duke e ditur se në çfarë rrethanash, kushtesh, trajtimesh janë rritur tek neve si shoqëri ky brez dyshoj se nuk është aspak për tu habitur nëse stadet e zhvillimt nuk i kanë përjetuar-kaluar me sukses.
E them këtë meqë në shoqërinë tonë trajtimi i fëmijës nuk është bërë në mënyrën siç kërkon zhvillimi normal psikosocial i fëmijës.
Ta marrim shembull stadin e parë të Eriksonit: BESIMI KUNDREJT BESIMIT
Psh po e elaburoj me shembuj që secili i njohim:
Përderisa nëna ushqen fëmijën me gji dhe ndërkohë ajo duhet të ja ndërpresë pa dëshirën e fëmijës (ose vjen musafiri ose ajo duhet bëjë një punë) dhe e largon fëmijën nga gjiu përsa ishte duke thithur këtu automatikisht lind te fëmija ndjenja e pasigurisë mosbesimit.
Tjetra, te neve në shoqëri ta përqafonte fëmijën babai ta përgdhelëte ti flistet etj, ishin tabu, dhe fëmija rritej pa e ditur çka është prindi, kush është prindi, pse ishte i nevojshëm prindi veç sigurimit të ushqimit e veshmbathjes etj. e kështu fëmija rritej pa e ditur se cili ishte babai i tij, mbetej i zbrazët emocionalisht dhe asnjëherë pa e shijuar ndjenjën për prindin, etj, etj. raste të tilla primitive që gjithë i dijmë.
E kështu them bindshëm se nëpër çdo stad brezat që tashmë janë në stadin e pleqërisë kanë ngecje sa i përket zhvillimit psikolosocial.
Jo rrallë (me shumë ndrojtje kuptohet) paraqiten raste të kësaj moshe për trajtim psikologjik.
Ajo çka nuk duhet të ekzistoj sot, është se kjo moshë nuk gjen përkrahje nga fëmijët e tyre, familjarët apo edhe rrethi poqëse ata po ndjejnë shqetësime psikologjike.
Mbase shihet ende tabu dhe e paarsyeshme që tashmë në këtë moshë të ka nevojë për trajtim pskologjik (kam fjalën për individ të shëndoshë por me shqetësime psikologjike), sepse mund ta kuptojnë, djali, vajza, nusja, miqasia, fqinjët etj.
Vërtetë është e tmerrshme që njeriu të ndjehet i shqetësuar nga aspekti psikologjik e të mos përkrahet, veçmas kjo moshë kurse dihet se si u rritën, jetuan e nëpër çfarë kaluan.
Nëse baba, nëna, vjehrri, vjehrra, gjyshi, gjyshja, etj, paska ca shqetësime psikologjike përse të mos e ndihmojmë, ata tashmë janë në stadin e fundit të jetës përse nuk duhet ta shijojnë bashkë me ne në mënyrën më të mirë njerëzore edhe këtë stad.
Ashtu siç e tregova më lartë dhe siç shkenca, teoria tregon se kjo moshë e këtij stadi ndeshet me frikën, preokupimin rreth vdekjes, dhe ka shumë të atillë që u bëhet mbipreokupim, obsesion dmth çrregullim.
Ky obsesion reflekton në stres të përgjithshën, nervozitet, ëndrra të trishtueshme me të vdekurit, pagjumësi, mungesë oreksi në ushqyerje, padisponim, humbje e interesimit për jetën e familjen etj.
Shumica rasteve që janë drejtuar për ndihmë kishin ankesat që ceka dmth: stres gjatë gjithë kohës në vete, asgjë me kuptim, dmth gjithçkaje i humbi kuptimi, mungesë e ndjësisë për tu gëzuar, humbje interesit për socializim, ëndrra me të vdekur e që të nesërmen në gjendje të zgjuar i kanë vazhdimisht ato pamje, pagjumësi, humbje e oreksit për ushqyerje, padisponim etj.
E mbyllë me lutjen që:
Nëse nuk arrini ti kuptoni, mirkuptoni, arsyetoni, ndihmoni së paku lejoni e mos i pengoni që ata vet të kërkojnë për trajtim.
Mos e shihni si jo normale, si jashtë morale, si jashtë norme, si jashtë rregulli, si lluks, si modifikim apo lazdrim etj, pse është baba, nëna, gjyshi, gjyshja, miku, mikja, fqinja etj, secili një ditë do të ulemi në karrigen e tyre!