Deklarata e Kurtit për luftën në Kosovë është një mosbesim për vazhdim të qeverisjes- Shkruan; Qazim THAÇI
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti në një intervistë për të përditshëm italiane “La Repubblica” ka thënë se gjasat për luftë në Ballkanin Perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë rritur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, e deklarime të tilla Kurti, ka bërë edhe në media tjera,qofshin ato ndërkombëtare apo vendore nuk ka tjetër veç një lloj paralajmërimi se qeveria Kurti me ministrat aktualë nuk do të mundet të vazhdojë qeverisjen, Kjo nënkupton se tani më edhe deklarata e analistëve se në këtë vjeshtë Kosova mund të përballet me rrëzimin e qeverisë, dhe rënien e qeverisë Kurti, Kjo tani është duke reflektuar edhe nga vete kryeministri, Shembulli se kjo qeveri nuk arrin të vazhdojë kështu janë shumë fakte, por ne sot po veçojmë vetëm tri fakte.
E para jemi dëshmitar se është bllokuar paraja e Republikës së Kosovës,
E dyta, asnjë projekt kapital për tu mbajtur mend nuk filloi brenda qeverisë Kurti.
Dhe e treta tani kjo deklaratë për luftë, është më skandalozja, Sepse një gjë të këtillë e kuptojmë shumica e atyre që marrin vesh nga politika, Sepse SHBA -të nuk lejojnë në asnjë version luftë të re në Kosovë, Jemi ende me kujtesën e freskët kur forcat ruse më qershor të vitit 1999 deshën të hyjnë në aeroportin Prishtinës dhe aty ishte NATO e SHBA,ja që ia dha vizën Rusisë për në Rusi dhe e rikthejnë atje ku e ka vendin, Kurse tani në vitin 2022 nuk ka asnjë shans që SHBA të lejojnë ndonjë luftë të re në Kosovë, E pastaj është ”Bondstili” këtu,
E dyta Kosova është në hemisferën e interesit amerikane këtë e di secili person që merr vesh pak nga politika, Dhe ajo që është thënë nga Kurti për luftën më shumë i ngjanë frikës dhe mos aftësisë për të qeverisur. Këtu nuk bie faji tërësisht mbi kryeministrin, sa bie në udhëheqjen e dobët ët ministrave të Albin Kurtit. Ata janë treguar shumë inertë në menaxhim të ministrive dhe kjo i ka dobësuar edhe më shumë rrugëtimin e mëtejmë kryeministrit Kurti. Prandaj, vjeshta e këtij viti padyshim se mund të jetë e nxehtë, por assesi nuk do të ketë luftë të re më në Kosovë. Këtë kryeministri Kurti e dinë më mirë se të gjithë ne , por kjo ka reflektim negativ për investitorët që pritej të investonin këtu, Por ,zgjedhje të reja edhe mund të ketë/ qendrapress,com/