Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Reciprociteti për targa u imponua nga Serbia

Deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë është i drejtë, pasi një vendim i tillë është imponuar nga Serbia – e cila nuk ka respektuar marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel, transmeton Insajderi.com.Kamberi thotë se po ka vonesa në pikëkalime me Preshevën dhe me Bujanovcin, por shpreson që këto të evitohen.“Duhet pritur dhe parë si rrjedhin gjërat në praktikë. Vendimi ka filluar të zbatohej nga dje, e të shohim se si janë të pajisura pikëkalimet kufitare në Preshevë e Bujanovc me resurce njerëzore. Ka vonesa e pritje. Besoj se Qeveria e Kosovës do të bëjë veprimet për të tejkaluar këto probleme, që të mos kemi pritje të gjata në pikëkalimet në Preshevë e Bujanovc”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.Parimisht vendimi duket i drejtë, për faktin se është i imponuar nga një veprim në vazhdimësi i Serbisë për mohimin e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, që ishin pjesë e dialogut në Bruksel”, ka thënë Kamberi.Në po të njëjtën ditë kur është marrë vendimi për masën e reciprocitetit të targave nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është deklaruar rreth dëmit eventual që mund t’i bëhet qytetarëve të Luginës.Ai tha se së shpejti do të dilet me një mekanizëm për t’u kompenzuar të gjithë bashkëkombasit që do të preken nga kjo masë.Gjithsesi këtë vendim ju kemi kumtuar qytetarëve të Luginës. Por me rëndësi është se kemi gjetur edhe mekanizmin përmes të cilit do të zhdëmtohen gjithë qytetarët nga Lugina të cilët si pasojë e kësaj mase detyrohen të shpenzojnë”, ka thënë Bislimi në po të njëjtën studio televizive.Gjatë së hënës së 20 shtatorit, Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti, që ka të bëjë me veturat me targa të Serbisë. Tash e tutje atyre duhet t’u vendosen targa të përkohshme kur hyjnë në Kosovë, njësojë siç vepron Serbia me veturat me targa RKS. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.