Dërgohet pa shenja jete një grua në QKMF të Malishevës

Gjatë ditës së djeshme një grua është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Drenoc të Malishevës.Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, njofton Klankosova.tv.“Fshati Drenoc, Malishevë 08.03.2023 – 20:30. Nga QKMF është raportuar se pa shenja jetë është sjell viktima femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raport.