Dhjetë fshatra të Prizrenit nesër mbesin pa ujë
KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren, ka njoftuar se të martën në dhjetë fshatra do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Në njoftim thuhet ndërprerje të ujit do të ketë nga ora 10:00 deri në ora 16:00.
“Të nderuar konsumatorë, KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ sha.Prizren ju njofton se me datën 02.02.2021 prej orës 10:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Stacionin e pompave në Sozi ‘Nashec’ dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona: Kobaj, Atmaxh, Tupec, Nashec, Grazhdanik, Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj, një pjesë e Qytetit në rrugën e Nashecit”, thuhet në njoftim.
Tutje KRU “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.Telegrafi