Dhjetëra projekte po realizohen anekend komunës së Prizrenit.
Disa dhjetëra projekte po realizohen anekënd komunës së Prizrenit, fal përkushtimit të palodhur të drejtorisë së Shërbimeve Publike . Punime po bëhen nëpër rrugët e fshatrave; Lubizhdë, Poslishtë, në fshtrat e Luginës së Lumbardhit, Piranë, rrugëve në qytet e në shumë vend punime të tjera
Në fshatin Poslishtë, janë në proces punimet për shtrimin e rrugëve me kubëza dhe rregullimin e kanalizimit. Ky projekt përfshin instalimin e kubëzave për rrugët dhe rinovimin e sistemit të kanalizimit për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e fshatit.
Qëllimi i këtyre punimeve është të sigurojë një qarkullim më të mirë dhe një sistem më efikas të kanalizimit, që do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët. Drejtori Çelë Lamaj, të thuash se pa ndalur asnjë çast ëshët ne realizim të këtyre projekteve anekënd komunës së Prizrenit/www.QendraPress.com/