Diçka e re dhe po besoj e mirë po vjen!-Nga; Lule Alidema Psikologe Klinike

                                Meqë, secilën ditë tutje dalloj se njeriut sot po i minimizohet mundësia ndërvepruese, po ngushtohet mundësia e komunikimit, bisedës së shëndoshë e produktive për mirëqënien e tij, unë kam menduar se mund të bëjmë zgjidhje nga ky aspekt.

Meqë, deri sot po besoj keni arritur deri diku të më njihni kuptohet nga distanca përmes komunikimit po aq të shëndoshë që e kishim, unë nga tash kam vendosur, dhe më duket ide e mirë të njihemi edhe nga afër e të zhvillojmë biseda të shëndetshme për ne.

Për momentin, nuk kam mundësi për zgjidhje tjetër përpos në zyrën time ku punoj ka hapësirë për diku 10 deri në 15 ulëse (karrike), dhe aty po mendoj të organizoj takime grupore sipas kërkesave tuaja kuptohet (varësisht interesimit) deri me 10 deri 15 persona (me mundësi zgjerimi apo ndërrim lokacioni për numër më të madh personash).

Ne në psikologji i themi terapi grupore, mirëpo ky lloj takimi nuk përbën terapi por takim relaksues për kushdo që ka dëshirë të merr pjesë.

Pse jo, ditëve në vazhdim mund të jetë temë diskutimi ndonjë shqetësim psikologjik që është më i shprehur dhe është pengesë për shëndetin e mirëqënien tonë.

Vetëm tema të shëndetshme!

Dmth, gjithëçka do të bëhet bashkërisht apo si juve ta vendosni.

Karriget do të janë të radhitura në formë rrethi ku edhe unë do të jam në rreth bashkë me juve.

M’eç rast unë do të jam mikja juaj që do ta mbarëvajë diskutimin, kuptohet gjithmonë në interaktivitet me juve.

Për qështjen e pagesës ju lë juve të vendosni dhe të ma thuani në koment.

Vlerësojeni se sa është e arsyeshme dhe e përshtatshme për juve (pagesa bëhet pas përfundimit të takimit).

Nuk është qëllimi im të pasurohem nga kjo ide, por qëllimi im është që sadopak të ju ofroj qetësi shpirtërore, relaksim pse jo edhe ndihmë profesionale në formë miqësore.

Besoj shumë se do të jetë “terapi” shumë efikase për secilin pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit që duan të janë prezent duhet gjithësesi të më njohtojnë paraprakisht meqë vendet janë vetëm aq sa ju tregova, e që sigurisht se secilën ditë tutje secilit do ti ipet hapësirë pjesëmarrje.

Takimi, mendoj që duhet të zgjasë dy orë.

Çdo propozim ndryshe nga ju do të jetë i mirëseardhur dhe do ta kam parasysh.

Pjesëmarrës mund të janë persona të rritur pa dallim gjinie, grup familjarë, çift bashkëshortorë etj. nga gjitha qytet e Kosovës.

Tema e ditës së parë kuptohet nëse edhe ju pajtoheni kisha thënë të jetë:

1. SHËNDETI MENDOR NË DITËT E SOTME (çka nënkupton shëndeti mendor, çka na e dëmton shëndetin mendor, faktorët e rriskut që e dëmtojnë etj.)

Dmth që ditën e hënë filloj me grupin e parë, kushdo që dëshiron të marr pjesë të më njofton në nr e tel:

+383 49 48 51 48

Lokacioni:

Rruga “Hyzri Talla”

Qendra tregtare(brenda qendrës)Kodra e Diellit, kati i parë, lokali nr 84 (hyrja përballë parking Prishtina, afër tregu grup)

Prishtinë.

Lule Alidema Psikologe Klinike

09.11.2022