Diell e vranësira, parashikimi i motit për ditën e diel 
Të dielën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore mund të krijojnë kushte për rrufe.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë i lartë, andaj qytetarët udhëzohen të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10:00-17:00 ose të mbahen masat mbrojtëse si kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë. Ndërsa personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.