Digjet një pjesë e shtëpisë së një mërgimtari në Prizren

                      Një mërgimtari në Prizren i është djegur një pjesë e pabanuar në shtëpinë e tij pas shpërthimit të një zjarri në katin e dytë të shtëpisë. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, në të cilin thuhet se dy burra kanë raportuar për zjarrin që ka shpërthyer në katin e dytë të një pjese të pabanuar të shtëpisë së viktimës i cili jeton jashtë vendit.“Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, njësiti i inspektorëve zjarrfikës si dhe ekipi i KEDS-it” – thuhet në njoftimin e policisë.