Dije mirë se nuk do të kthehem më kurrë….!!!”-Nga; Piro Millona Minella.

…                Pasdite përtoja të ngrihesha dhe të dilja dhe aty në kolltukun e kuzhinës fillova të bëja “debat” me veten time:

Mendoj se të tjerët janë siç jam unë, por në fund kuptoj se sa kam gabuar.

Jam zhgënjyer thellë, por e kam marrë edhe një mësim të vlefshëm, që ky gabim të mos përsëritet me njerëzit e tjerë.

Për fat të keq të jesh njeri i mirë në ditët e sotme është diçka e rrezikshme për vetveten time.

Duke dashur të jem i lumtur, të bëj mirë pa lënduar asnjë person, pa tradhtuar, pa mallkuar, apo duke e vendosur veten në vendin e njerëzve me të cilët bashkëjetojmë, unë i shkatërroj raportet me ta. Kjo gjë ndodh thjesht sepse shumë persona përfundojnë duke ngatërruar përkujdesjen tonë me skllavërinë, duke abuzuar me atë që ne u ofrojmë.

Në një situatë të tillë një njeri i mirë zgjedh të ndjeke njërën nga dy rrugët e mundshme. Shumica zgjedh të ndryshojë dhe të mos u besojë verbërisht të tjerëve dhe një pjesë e vogël vazhdon të besojë se është bota në gabim.

Unë do të vazhdoj të bëj mirë sepse mendoj që njerëzit nuk mund të ndryshojnë personalitetin e tyre.

Është bota ajo që duhet ta bëjë diçka të tillë.

Por një gjë është e sigurte: abuzimi me mirësinë e dikujt tjetër nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, sepse vjen një moment kur forca dhe durimi përfundojnë, edhe nëse ka dashuri apo shoqëri për personin tjetër.

Njerëzit e mirë falin pafundësisht, por kur vjen një moment në të cilin kuptojnë se gjërat nuk do të ndryshojnë më dorëzohen, largohen dhe nuk kthehen më pas.

Nëse ti je një person që je sjelle keq me dikë që duhet ta dojë dhe ta respektojë me po të njëjtën dashuri dhe respekt që ai të ka falur, dhe ai person është lodhur, dije se ai nuk ka për t’u kthyer më kurrë, nëse largohet.

….Në atë moment e ke humbur përgjithmonë…

Por jam i sigurte se Ti, njeriu i keq nuk do ta ndjesh atë humbje…

Piro Millona Minella

Tiranë, më 02 Nëntor 2023./www.qendrapress.com/