Dita e çlirimit 15 shtatori në Prizren,rikujton lavdinë e luftës së UÇK-së  për liri

               Në nderim dhe përkujtim 15 shtatorit  Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, OVL e UÇK-së, Dega Prizren, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në koordinim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, në përkujtim të kësaj date  të rëndësishme  filloi me nderime  në  Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, Kurse, në ora 11:00, u bënë homazhe pranë memorialit të dëshmorëve dhe shtatores së Heroit të Kombit, Remzi Ademaj  Komandant Petriti.. Me këtë rast kryesuesi i kuvendit Prof .Dr.Simir Krasniqi tha se  sot, jemi në përkujtim të kësaj date  që ka rëndësi të madhe për Prizrenin .Gjaku i tyre është bazamenti I kësj lirie, tha kryesuesi Krasniqi.

Malush Fanaj  nënkryetar i  OVL Dega në Prizren më këtë rast  tha s e kjo datë duhet të  shënohet në mënyrë madhështore e je të zbehet.Jeni në  pritjen e madhe duke pritur strategët  dhe  lirimin e tyre nga  Haga.

Në nderim të atyre që  dhanë jetën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të UÇK-së dhe gjakut  të derdhur për liri.