Dita e Dëshmorëve 5 Maji  kërkohet të shënohet  si Dita e Dëshmorëve të Kombit edhe në Kosovë

     Sot, 5 maj, shënohet  si një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, Dita e Dëshmorëve të Kombit. Kjo ditë përkujton të gjithë ata që ranë për lirinë e atdheut.  Kjo ditë është njohur me disa emra të ndryshëm pasi disa e quajnë, si “Dita e Heronjve”, “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”.

Megjithatë, ne e quajmë “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave.

Lidhur me këtë datë  fletë kryetari i OVL-së  Dega në Prizren për Rtv ‘’’’Besa’’  Isa  Berisha, I cili  kërkon nga  institucionet  e  Republikës së Kosovës  që kjo datë të  zyrtarizohet si një datë e  Dëshmorëve të Kombit. Sepse ne  ende nuk kemi një datë  të  zyrtarizuar për  Dëshmorët e rënë për liri  tha ai. Ne sot ishm për homazhe në  varrezat e Dëshmorëve ,por, ishin në nderim të  Dëshmorit Pal Paluca, Prandaj në të ardhemn besojnë se kjo datë  do të jetë dita e të gjithë dDëshmorëve të atdheut të rënë për liri.

Shpresohet se në  vitin që  vije ta kemi 5 Majin si Dita e  Dëshmorëve të kombit në  Kosovë dhe kudo që  ka shqiptarë tha ai./QendraPress/